Hapet konkursi për pranimin e studentëve në studime master, për vitin akademik 2021-2022

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master, për vitin akademik 2021-22.

Në këtë vit akademik, UP-ja do të regjistrojë 2,228 studentë në programet studimore të 14 njësive akademike.

Aplikimi nis që sot dhe do të jetë i hapur deri më 6 tetor 2021, në orën 15:00.

Kushtet e përbashkëta të konkursit, mënyrën e përzgjedhjes, afatet dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim mund t’i gjeni duke klikuar KËTU.