Milaim Zeka e shoqëron Sami Lushtakun në Hagë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka njoftuar se do të udhëtojë bashkë me Sami Lushtakun drejt Hagës, ku ky i fundit do të intervistohet nga Prokuroria e Specializuar.

Milaim Zeka ishte në Aeroportin e Prishtinës bashkë me Sami Lushtakun dhe djalin e tij, deputetin Mërgim Lushtaku.

Zaka tha se në mënyrë absolute beson në pastërtinë e luftës së ish-komandantit të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtakut.

“Ka qenë dëshira ime me shoqëru Mërgimin që e kam koleg. Në Hagë do të udhëtoj bashkë me të dhe do të kthehemi bashkë. Besoj në pastërtinë e kuftës së Sami Lushtakut. Nuk ka asnjë dëshmi që mundet me impliku në një krim. Është shoqërim familjar. Kem bashkë te familja, ke edhe kryeministri i Kosovës e takoi”, ka thënë Milaim Zeka.

https://kallxo.com/haradinaj-viziton-lushtakun-e-remin-para-nisjes-se-tyre-per-ne-hage/

https://kallxo.com/foto-sami-lushtaku-arrin-ne-aeroport-para-nisjes-per-hage/

www.kallxo.com