Policia e trafikut. Foto: Kallxo.com

Mijëra shoferëve iu ndalua ngasja e veturave nga Policia

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka dalë me disa statistika në lidhje me shqiptimin e tiketave të trafikut, aksidenteve, ndalimin e drejtimit të veturave për vitin 2018.

Numri i gjobave të shqiptuara për kundërvajtje sipas Policisë arrin shifrën e rreth 400 mijë e 100.

Policia gjithashtu njoftoi për statistikat se sa qytetarëve u është ndaluar vozitja e veturave në afate të ndryshme.

Gjithsej 6 mijë e 485 ndalime janë bërë nga ana e Policisë për drejtuesit e automjeteve.

Ndalimi i të drejtuarit të automjeteve për tre muaj u është shqiptuar 5 mijë e 314 personave, nga tre deri në gjashtë muaj u është shqiptuar 392 personave, për gjashtë muaj 624 shoferëve, nga gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj u është shqiptuar 59 personave, nga nëntë deri në tetëmbëdhjetë muaj u është shqiptuar 26 personave, për një vit u është shqiptuar 68 shoferëve dhe nga një deri dy vjet 2 personave.

https://kallxo.com/statistikat-e-policise-me-2018-ne-aksidente-vdiqen-128-e-u-lenduan-mbi-12-mije-qytetare/