Veprimet e rrezikshme të shoferëve në autostradën Fushë Kosovë - Prishtinë - VIDEO

 

Në hyrje të autostradës Fushë Kosovë – Prishtinë, siç shihet në një video e cila ka arritur në adresë të KALLXO.com, disa shoferë kryejnë veprime të rrezikshme duke u kthyer në anën e kundërt të shiritit të autostradës.

Siç tregojnë dëshmitarët nga vendi i ngjarjes, arsyeja e veprimeve të tilla nga ana e këtyre shoferëve është se në rrugën përballë tyre ka patur kolona të gjata. Dhe të njëjtit në përpjekje për t`ju shmangur pritjeve të në kolonë, ndërmarrin veprimet të cilat janë në kundërshtim me ligjet në fuqi të komunikacionet dhe konsiderohen si veprime mjaftë të rrezikshëm për pjesëmarrësit në komunikacion.

Për më shumë shikojeni videon ku shihen disa automjete teksa kthehen në anën e kundërt të shirit të autostradës Fushë Kosovë – Prishtinë.