Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës: Më 2019 më pak vrasje se më 2018

Në raportin e publikuar sot nga Policia e Kosovës u bë e ditur që në vitin 2019 ka ulje të numrit të vrasjeve në krahasim me vitin 2018.

Gjatë vitit 2019, sipas Policisë, kanë ndodhur 11 raste të vrasjeve më pak se në vitin 2018: 34 vrasje në vitin 2018 dhe 23 në vitin  2019.

Policia njoftoi se përveç vrasjeve rënie vitin që e lamë pas kanë shënuar edhe rastet e lëndimeve të lehta trupore, vjedhjet, vjedhjet e rënda si dhe grabitjet.

Ndërsa, më 2019 për dallim nga 2018 ka shënuar rritje numri i rasteve të dhunës në familje.

Në raportin e saj, Policia bën të ditur se më 2019 janë arrestuar  13.782 si të dyshuar për krime të ndryshme, ndërkohë që janë  konfiskuar 1.439 armë dhe 30.438 municione të ndryshme.