Karrocat - donacion nga mërgimtari - Foto: Komuna e Malishevës

Mërgimtari Sjell 51 Karroca për Persona të Hendikepuar

Mërgimtari Bashkim Shala ka sjellë në Malishevë 51 karroca për personat me nevoja të veçanta, të cilat ia ka dorëzuar Qendrës së “Handikosit” në këtë komunë.

Koordinatorja e “Handikos”-it në Malishevë, Feride Hoxha, e ka falënderuar mërgimtarin për këtë donacion shumë domethënës.

“Këta persona për të parë dritën e diellit ju duhet të lëvizin, të dalin jashtë mureve të shtëpisë dhe shumë prej këtyre personave kjo po u mundësohet nga ky mërgimtar, i cili i ka blerë dhe sot po ju dhuron karrocat atyre që kanë më së shumti nevojë”, tha Hoxha.

Këtë donacion të mërgimtarit e ka përshëndetur edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

karroca 1