FOTO ARKIV: Arrestimi i Marko Gjuriqit - Foto: KALLXO.com

Maxhuni: Nuk ka Pasur Refuzim Urdhrash nga Komandanti në Veri

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme ku raportoi drejtori i përgjithshëm i policisë Shpend Maxhuni, deputeti Shemsi Syla e pyeti atë nëse ka pasur refuzim të urdhrave mbrëmë nga komandanti i policisë për komunat veriore të vendit.

Maxhuni e mohoi një gjë të tillë. Tha se nuk ka pasur refuzim urdhrash nga askush.

“Me përgjegjësi të plotë mund ta them se nuk ka pasur refuzim të urdhrave nga komandanti i veriut e asnjë pjesëtari tjetër. Pra, nuk ka pasur refuzim të urdhrave”, tha Maxhuni.

Dje Policia e Kosovës arrestoi në Mitrovicën Veriore shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.

Gjuriq u soll në Prishtinë e më pas u depërtua nëpërmjet Pikës Kufitare të Merdarit.

Maxhuni foli në komision edhe për aksionin e mbrëmshëm.

http://kallxo.com/drejtori-policise-flet-shkurt-per-arrestimin-e-gjuriqit/