Komuna e Malisheves. Malisheve. 28.05.15 Photo: Atdhe Mulla

Malisheva e shndërron për një muaj oborrin e Komunës në parking për mërgimtarët

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka njoftuar se oborri i ndërtesës së Komunës do të jetë në shërbim të mërgimtarëve të kësaj komune përgjatë një muaji.

Nga sot e deri më 15 janar oborri i Komunës do të jetë për qytetarët, të cilët do të shkojnë për të marrë shërbime aty rreth pajisjeve me dokumentacion të nevojshëm.

“Kryetari i Komunës së Malishevës duke u bazuar në kompetencat e tij, ka marrë vendim që hapësira e oborrit para objektit të komunës, për një muaj, do të jetë në shërbim të mërgimtarëve, për parkimin e veturave të tyre, të cilët vijnë për të marrë shërbime në Komunë”, thuhet në komunikatën e Komunës.