Majlinda Bregu | Foto: RTV 21

Majlinda Bregu në krye të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit

Ish-ministrja e integrimit e Shqipërisë, Majlinda Bregu, do të jetë për 3 vjetët e ardhshëm sekretarja e përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit që e ka selinë në Sarajevë.

Vendimi është marrë në Lubjanë ku janë mbledhur 13 ministrat e jashtëm të vendeve të Europës Juglindore.

Gjatë votimit për këtë post, Bregu ka marrë 8 vota, ndërkohë që malazezi Igor Luksic vetëm 4.

Kjo shënon herën e parë që ky Këshill drejtohet nga Shqipëria, pasi në 6 vjetët e fundit sekretar i përgjithshëm ka qenë serbi Goran Svilanoviq.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal është vazhdimësi e patit të stabilitetit për Europën Juglindore, ndërsa ka brenda vetes 46 shtete.