LVV kërkon falje që futi në lista të deputetëve PSD-në e tanishme

Dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje patën kritika të ashpra ndaj deputetëve të Partisë Socialdemokrate për mbështetjen e projekt-rezolutës për dialogun Kosovë-Serbi.

Glauk Konjufca në konferencën para se të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, tha se anëtarët e PSD( ish anëtarët e VV-së), po i bëhen krah qeverisë për një dialog jo legjitim.

Ai u kërkoi falje pjestarëve dhe votuesve të LVV-së që vuri në lista të deputetëve persona siç i quajti tani deputetët e PSD-së “ njerëz qe ndërrojnë mendimet si çorapat”.

“E vetmja mënyrë qysh me votu dialogun është që PSD të hyjë në sqetull të Ramush Haradinajt”, shtoi ai.

“Në ditët e ardhshme keni me pa të shkruar në mënyrë të gjallë arsyen se pse këta njerëz kanë dalë nga VV. Këta njerëz nuk kishin pas as anderr këtë pazar që janë duke e bërë me Hashim Thacin. Kjo qenka arsyeja se pae ata kanë lëshuar LVV”, shtoi Konjufca.

Shefi i grupit parlamentar të LVV-së, i quajti “keqpërdorues” të votave deputetët e PSD-së, pasi që sipas tij ata kanë keqpërdorur votuesit e LVV-së për të arritur qëllimet e tyre.

“Pas gjysmë ore ju mund të shihni një seancë, një paralajmërim të qeverisë së Kosovës në ditët e ardhshme”, tha ai.

Konjufca foli edhe për mënyrën e dialogut që mund të krijojë ish-kolegu i tij i partisë, Shpend Ahmeti, ky i fundit tani kryetar i PSD-së.

“Unë nuk mendoj që dialogu me Serbinë ka mbetur në aftësitë dialoguese të një njeriu. Çështja është që së pari të parandalojmë një projekt që ka dëmtuar kosovën. Duke filluar që nga ç’njohjet ndaj Kosovës, e deri te dështimi në Interpol e liberalizim vizash”, shtoi tutje Konjufca.

Konjufca tha se nuk mund të dialogohet me Serbinë me një qeveri e cila ka vetëm 52 vota të sigurta.