Lluka- delegacioni i 'The Heritage Fundation' /MZhE

Lluka: Kosova e gatshme për investime nga “The Heritage Foundation”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka është takuar sot me James Jay Carafano , nënpresident i “The Heritage Foundation” ku diskutuan për zhvillimet ekonomike në Kosovë.

Ministri Lluka tregoi për prioritetet e ministrisë ku fokus të veçantë ju dha energjisë dhe minierave.

Pos tjerash shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim me qëllim të përmirësimit të politikave ekonomik dhe promovimin e mundësive për investime në Kosovë, ku theksoi se projektet në sektorin e energjisë janë investimet më të mëdha të huaja direkte të ndodhura në vend.

Ai ndër të tjera, bëri të ditur masat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për të përmirësuar mjedisin për investimet e huaja, duke përmendur këtu përmirësimin e kornizës ligjore dhe institucionale.

Ndryshe, ‘The Heritage Foundation’ është një institucion i pavarur joprofitabil, i specializuar në krijimin dhe promovimin e politikave publike dhe kërkime, të bazuara në parimet e sipërmarrjes së lirë, lirisë individuale, vlerave tradicionale amerikane.