Ilustrim

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare: Investimet nga Gjermania u rritën mbi 60% në vitin 2022

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka njoftuar se përpunuar të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, dhe sipas tyre, nga të dhënat doli se investimet nga Gjermania në vitin 2022 kanë shkuar në lartësinë e 196 milionë eurove.

Sipas kësaj Ode, investimet e huaja direkte nga shteti i Gjermanisë në Kosovë kanë shënuar rritjen në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, me mbi 60%.

“Aktivitetet ekonomike që kanë kontribuar më së shumti në këtë rritje të vlerës së investimeve janë patundshmëria, sektori i financave dhe sigurimeve, duke përfunduar me sektorin e ndërtimtarisë. Investimet e Huaja Direkte nga Gjermania krahasuar me vlerën totale të investimeve që kanë hyrë në vendin tonë janë mbi 25%” – thuhet në komunikatën e Odes Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Sipas tyre, viti 2022 ka shënuar në total një vlerë prej 772 milionë euro investime të huaja, që krahasuar me vitin 2021 kur ishin 421 milionë, shënojnë rritje prej afro 55%.