Magjistralja Prishtinë-Shkup | Foto: KALLXO.com

Lirohet për Qarkullim Rruga Prishtinë-Shkup

Lajmin e bën të ditur Ministria e Infrastrukturës.

“Ju njoftojmë se rruga nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit tashmë është e lirë për qarkullimin e automjeteve,” thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Ministria bën me dije se deri dje ky segment i rrugës Prishtinë-Shkup ishte i qarkullueshëm në vetëm një shirit.

“Për shkak të shembjeve të vazhdueshme të gurëve dhe dheut tash e disa ditë kjo rrugë ishte e kalueshme vetëm në njërin shirit. Mirëpo, Ministria e Infrastrukturës, gjegjësisht Departamenti I Menaxhimit të Rrugëve, ka angazhuar vazhdimisht kompaninë për mirëmbajtjen e rrugëve që të vazhdojë punimet e duhura për lëshimin komplet për qarkullim të kësaj rruge nacionale,” vijon njoftimi i ministrisë.

Kjo ministri e konsideron rrugën të pastruar plotësisht nga gurët dhe dheu.

KALLXO.com shkroi për bllokimin dhe zhbllokimin e vetëm një shiriti të rrugës te Kaçaniku.

http://kallxo.com/rreshqitja-e-gureve-mbyll-rrugen-prishtine-shkup/

http://kallxo.com/shembje-dheu-ne-rrugen-prishtine-shkup/ [interaction id=”56fa49358eda0b1e58c3c58b”]