Limaj: Nesër do të Jemi në Kuvend

Fatmir Limaj në një konferencë për gazetarë paralajmëroi pjesëmarrjen në mbledhjen e nesërme të Kuvendit.

“Ne do të jemi nesër kësmet në Parlamentin e Kosovës”, tha Limaj në konferencën ku paraqiti kandidatët e Nismës për kryetarë të komunave të Kosovës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Limaj më tutje deklaroi se nga nesër do të kemi zhvillime për krijimin e institucioneve të vendit.

Seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës e caktuar për më 3 gusht, për shkak të mungesës së deputetëve të koalicionit PAN dhe atyre të komuniteteve joshumicë është shtyrë disa herë.