Ligji i ri ndalon lojat shpërblyese të bizneseve

Me miratimin e Ligjit për ndalimin e Lojërave të Fatit, i njëjti fat i përcjell edhe lojërat shpërblyese në Kosovë.

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka bërë të ditur për KALLXO.com se, pas miratimit të Ligjit për ndalimin e Lojërave te Fatit, nuk është autorizuar asnjë lojë shpërblyese.

“Mund të këtë rast të lojërave shpërblyese të miratuara me herët, ose ndonjë organizim pa pëlqim të ATK”, thuhet në përgjigjen e ATK-së, përmes postës elektronike.

Qeveria e Kosovës me 26 mars e ka miratuar Projektligjin për ndalimin e Lojërave të Fatit.

Pas miratimit qeveritar, Projektligji për ndalimin e Lojërave të Fatit u miratua në dy lexime, përmes një procedure të përshpejtuar në Kuvendin e Kosovës, me 28 mars 2019.

Aktualisht ky Ligj është në pritje procedurale, ku pas nënshkrimit nga ana e Kryetarit të Kuvendit dhe nga Presidenti i Kosovës brenda 8 ditësh pasi ta kenë marr ligjin, i njëjti hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Ligjit për ndalimin e Lojërave të Fatit, ndalon veprimtarinë e të gjitha llojeve të këtyre biznese për një periudhë 10 vjeçare.

Ndalimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në Kosovë, erdhi pas miratimit të rezolutës në Kuvendin e Kosovës, e cila u inicua nga LDK-ja.

E tëra kjo u ndërmor pasi në Suharekë dhe në Lipjan, javë më parë u vranë dy persona, punëtorë të kazinove në komunat përkatëse.

Këto zhvillime i bënë bashkë pozitë e opozitë, megjithatë, jo të gjithë deputetët e pozitës po e përkrahin vendimin për lojërat e fatit. Dyshime rreth ndalimit të bixhozit kanë ekspertët e ekonomisë, të cilët madje edhe i druajnë pasojave që mund t’i ketë kjo nismë.

Të bësh bixhoz me të ardhmen