LDK në Mitrovicë: Për bashkim, por skeptik që do të ecë tutje kjo çështje
Safet Kamberi nga LDK, në seancën për inicim të ndryshimit të kufijve administrativ të Mitrovicës ka deklaruar se janë për iniciativën për bashkimin e Mitrovicës jugore dhe veriore në një komunë por janë skeptik nëse Qeveria do ta çoj tutje këtë çështje.
“LDK e mbështet bashkimin e Mitrovicës në një komunë. Por kam frikën se do të mbetet vetëm iniciativë, nuk do të kenë guxim të procedojnë këtë çështje më tutje. Ne si LDK e mbështetim këtë iniciativë, edhe pse jam shumë skeptik që qeveria do ta çoj më tutje këtë çështje”, është shprehur Kamberi.
Më tej ai ka thënë se kjo iniciativë është komfor ligjit.
“Konsideroj që vullneti i partisë politike është që të bëhet bashkimi i qytetit dhe të vazhdojmë tutje, qytetarët në veri janë të stresuar me veprimet e fundit për dorëheqjet që janë bërë dhe këto kanë bërë një panik te qytetarët”, ka potencuar Kamberi.
https://kallxo.com/bahtiri-asnje-qytetar-i-mitrovices-se-bashkuar-nuk-do-te-jete-pa-buke-dhe-pa-sherbime/
https://kallxo.com/bahtiri-bashkimi-i-mitrovices-ide-e-imja-personale/
https://kallxo.com/pdk-ne-mitrovice-jemi-te-bindur-qe-prapa-kesaj-ideje-qendron-vetevendosja/
.