Labinot Tahiri - Foto: Facebook

Labi Tregon Kujt do t’ia Japë Rrogën e Kuvendit

Deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri, ka reaguar lidhur me peticionin e ngritur për mospagimin e deputetëve deri në formimin e institucioneve të vendit.

Me këtë rast, në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka theksuar se nuk dëshiron të marrë pagën e Kuvendit pa u themeluar institucionet e Kosovës.

Madje Tahiri ka bërë të ditur se i bashkohet me shumë kënaqësi këtij peticioni të ngritur nga qytetarët.

Gjithashtu deputeti i AKR-së ka thënë se në rast që Kuvendi ndanë pagë për të, ai deri në themelimin e institucioneve atë pagë do t’ia dërgojë ndonjë familje me gjendje të rëndë sociale në vend. /21Media