Kurti për takimet me kryetarët e veriut: Unë ju them shkoni në punë se po ju ecë rroga

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka konfirmuar se i ka takuar disa nga kryetarët e zgjedhur në katër komunat e veriut të vendit.

Por, sipas tij, takimet me të mund të mos jenë shumë të këndshme.

“Sa i përket kryetarëve të komunave në veri, natyrisht që unë i njoh ata, i kam takuar jo të gjithë, në njërën prej pritjeve e kam takuar atë të Zveçanit” – tha ai.

“Mund t’i takoj, por nuk e di sa është i këndshëm takimi me mua sepse kur të takohen njerëzit me mua, unë ju them shkoni në punë, jo mos shkoni në punë. Takimi me mua nuk ka problem, por unë të them shko në punë se po të ec rroga, kur të ecë rroga duhet me shku në punë” – tha Albin Kurti para gazetarëve të mërkurën.