Salla e Kuvendit të Kosovës - Foto: KALLXO.com

Kuvendi Vazhdon ‘Gjumin’

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, deputeti Adem Mikullovci, ka ftuar për sot seancën e radhës së legjislativit.

Seanca e radhës filloi por vetëm me 55 deputetë nga LAA dhe VV.

Në seancë mungojnë deputetët e koalicionit PAN dhe minoritetet, me këtë rast u kërkua nga kryesuesi i Kuvendit 15 minuta pauzë.

Ky është vazhdimi i katërt i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, në përpjekje për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, një domosdoshmëri kjo për krijimin e Qeverisë së re, për të cilën nevojiten 61 votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës./21Media