Salla e mbledhjeve | Foto: Kuvendi i Kosovës

Kuvendi Shmang Rregulloren për Projektligjin e Veteranëve

Në Kuvendin e Kosovës u vendos që ndryshim-plotësimet në projektligjin e veteranë ve të shqyrtohen sot në dy lexime

Ligji i ndryshuar për Veteranët do të jetë sot pika e vetme e rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme që do të jetë e fundit për këtë vit.

Kuvendi vendosi që ta shmangë rregulloren për të trajtuar këto ndryshim-plotësime.

Arban Abrashi, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale foli në Kuvend për ndryshimet dhe plotësimet e projektligjit, duke thënë se ai parashikon kategorizimin e veteranëve.