Foto: Kallxo.com

Kuvendi nis punimet me një orë vonesë

Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet me rreth një orë vonesë. Në seancë prezent ishin edhe deputetët e LDK-së dhe LVV-së.

Si pikë e parë e rendit të ditës ishte votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.

Kjo pikë nuk ka kaluar pasi i ka marr vetëm 37 vota për dhe 3 abstenime.

Nënkryetari i Komisioni Xhavit Haliti tha se “opozita nuk ka votuar”.