Kuvendi i Kosovës

Kuvendi nesër me seancë të veçantë për Epopenë e UÇK-së

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër (e mërkurë), për një seancë të veçantë në nder të 21 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kuvendi ka njoftuar se seanca do të nis në orën 15:30.

Ndërkaq, pika e vetme e rendit të ditës është – Shënimi i 21-Vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkaq, sot Kuvendi nuk ka arritur që të mbajë seancën e jashtëzakonshme për shpenzimet e Qeverisë, për shkak të mungesës së kuorumit.

https://kallxo.com/kuvendi-i-hap-punimet-me-20-deputete-seanca-shtyhet-per-date-te-pacaktuar/?fbclid=IwAR3HpT2X9VdWB3yvFZ37MZlYyspsJpwZxaP_QBEz2UwSo_wfUKnapj6dBHM

.