Ismajl Kurteshi - Foto: Facebook

Kurteshi: Mosmarrëveshja MAShT- SBAShK vjen nga inatet mes tyre

Ismajl Kurteshi, kryetar i Komisionit për Arsim nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se edhe pse është mbyllur greva është hapur çështja e kompensimit të orëve të humbura.

Kurteshi tha kjo mosmarrëveshje ka të bëjë me inatet mes ministrit dhe të sindikatës.

“Ministria si duket ishte e prekur që sindikata në vend se të bëjë marrëveshje me ministrin e Arsimit ka bërë marrëveshje me kryetarin e Kuvendit që është krejt e palogjikshme nuk ka qenë çështje e kryetari por e ministrisë dhe qeverisë”, tha Kurteshi.

Kurteshi tha se viktimë në fund janë mbi 400 mijë shkollar të Republikës së Kosovës prandaj në emër të LVV ka kërkuar nga dy palët që t’i përafrojnë qëndrimet që sindikata kur të vendos për këtë çështje t’i ketë parasysh nxënësit.

“Nëse i humbin 3 javë ata do të humbin shumë gjatë këtij vitit shkollor”, përfundoi Kurteshi.