Asamblisti Ismajl Kurteshi ‘i kapet’ kryesuesit të Kuvendit nga LVV: Po na shqetëson, po na hallakat

Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit është shoqëruar me tensione mes dy bashkëpartiakëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), asamblistit Ismajl Kurteshi dhe kryesuesit të Kuvendit, Arianit Sadiku.

Deri tek kjo ‘përplasje’ ka ardhur pasi që Kurteshi insistonte se kryesuesi Arianit Sadiku nuk ka pasur të drejtë të ia jep fjalën për diskutim jashtë rendit të ditës, asamblistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdyl Aliut.

“Hiq asnjë minutë, çfarë dy minuta, s’ke të drejtë me i dhanë asnjë minutë, nuk ke të drejtë asnjë sekondë me dhanë jashtë rendit të ditës, respektoje ose çu prej aty, leje dikë që i del zot atij vendi, çka është kjo punë?, maltretim i këshilltarëve komunal. Nuk ka kurrkush drejt me ndërhy në seancat që vazhdojnë, ku kemi mbet qaty vazhdojmë” – tha Kurteshi gjatë seancës.

“Nëse je ti gjeneroz, e ke shok Avdylin, pas seancës, në seancë vetëm sipas rregullores. Mos ia nxjerr fundin, po na shqetëson nervat, po na hallakat, nuk ka të drejtë Avdyli… Na nuk kemi problem me ty, kemi problem me atë kryesuesin që po të lejon me bo kësi sene” – theksoi ai.

Në anën tjetër asamblisti Avdyl Aliu kërkoi nga bashkpartiakët që ‘nervat dhe problemet partiake’ të mos i sjellin në seancën e Kuvendit Komunal.

“Nervat dhe problemet partiake i leni te dera jashtë, kur hyni qetu brenda mos i bini” – tha ai.

Radio Star Gjilan ka përcjellë drejpërdrejtë seancën e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ndërsa debatin mund ta ndiqni nga minuta 10:32 deri në minutën 12:39

Kryesuesi i Kuvendit ia dha fjalën kryetarit të Komunës Alban Hysenit, mirëpo këshilltarët komunal të opozitës lëshuan mbledhjen dhe kështu seancë përfundoi.