Seanca e Kuvendit | Foto: KALLXO.com

Kryesia e Kuvendit Nesër Vendos se Kur Mbahet Seanca Lidhur me Deportimin e Turqve

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet nesër në orën 10:00 për të vendosur për seancën e jashtëzakonshme, ku pritet të diskutohet për deportimin e 6 shtetasve turq nga Kosova javën e kaluar.

Grupet parlamentare opozitare, LDK, Vetëvendosje dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur orë më parë kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme parlamentare për të diskutuar në lidhje me deportimin e 6 shtetasve turq nga Kosova.

6 shtetas turq ishin arrestuar dhe pastaj deportuar për në Turqi javën e kaluar. Operacioni ishte zhvilluar nga Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

Krerët institucionalë të Kosovës kishin deklaruar se s’kanë pasur njohuri për këtë aksion.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe shefi i AKI-së, Driton Gashi që ta largohen nga postet që kanë me arsyetimin se nuk e kanë informuar atë për operacionin.