Jetish Maloku, Kryeprokuror i Gjilanit. Foto: Kallxo.com

Kryeprokurori Synon t’i Zgjidhë Lëndët me Marrëveshje

Maloku ka treguar se në prokurorinë e tij rreth 600 lëndë i kanë zgjidhur përmes procedurave alternative dhe se gjatë këtij mandati synojnë që arrijnë që t`i zgjidhin deri në 50 për qind të rasteve përmes marrëveshjeve mbi pranimin e fajësisë.

“Në këtë mandat mendojmë të forcojmë institutin e marrëveshjeve mbi pranimin e fajësisë. Derisa në vitin 2014 kanë qenë vetëm 9 apo 10 për qind e lëndëve të kryera përmes procedurave alternative, në vitin 2015-të dhe 2016-të kemi rreth 600 lëndë që janë kryer me procedura alternative”, ka deklaruar kryeprokurori Maloku.

Deklaratën e Jetish Malokut mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm: