Ceremonia e varrimit të Adem Demaçit

Kryeministri: Baca Adem, ti dhe nga liria jote për lirinë tonë

Në mbledhjen komemorative për jetën dhe veprën e Adem Demaçit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Adem Demaçi ishte ishte i vetmi i brezit të tij që kërkoi liri të plotë e jo gjysmake.

“Kur të tjerët u ndalën bac, ti vazhdove. Ti she i vetëm për të drejtën e plotë, kur të tjerët ju gezuan lirisë së pjesshme, ty të mundonte robëria e pjesshme. Nuk ka si ti të tjerë baca Adem që për të gjallë dhanë kaq shumë.  Ti dhe nga liria jote, për lirinë tonë”, tha ai.

Kreu i Qeverisë tha se Adem Demaçi ishte udhërrëfyes deri në liri.

Prezent në mbledhjen komemorative janë krerë të institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradianaj, Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, Presidenti shqiptar, Ilir Meta dhe Ali Ahmeti nga Maqedonia, si dhe përfaqësues politik nga Lugina e Preshevës.

https://kallxo.com/presidenti-po-ndahemi-me-njeriun-me-emblematik-qe-nga-koha-e-skenderbeut/