Krushë e Madhe, arrestohet për lojëra të fatit

Një person është arrestuar të enjten në fshatin Kurushë e Madhe të Rahovecit për organizim të lojërave të fatit.

Sipas forcave të rendit, rasti po hetohet dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjatë kontrollit si prova materiale janë konfiskuar: pesë shtëpiza të kompjuterit, dy printerë, një lexues i kodeve dhe disa tiketa.