KRU intervenon në zhbllokimin e mbi 70 pusetave të bllokuara nga shiu

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar së për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë mbizotëruar ditëve të fundit, kanë intervenuar në zhbllokimin e mbi 70 raste të pusetave të ujërave fekale.

Siç bëhet e ditur përmes një postimi në ‘Facebook’, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujërave të zeza kanë bërë pastrimin e rezervuarëve të ujit të pijshëm.

Gjithashtu është bërë bartjet e lymit të grumbulluara nga reshjet atmosferike të cilat janë futur në sistemin e kanalizimit.