Dëmtim i madh i gypit, këto lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sonte ka shpërthyer një gyp i ujit fi 200, te rruga “Tirana” që lidhet me rrugën “UÇK” në Prishtinë, në afërsi të hekurudhës.

Sipas kompanisë, ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes kanë dalë në vendin e ngjarjes, fillimisht për ta ndërprerë ujin, me qëllim sanimin e gypit.

“Pa furnizim me ujë, deri në sanimin e gypit do të mbesin zonat: Një pjesë e lagjes Arbëria deri te komuna e re e Prishtinës, lagjja Lakrishtë dhe një pjesë e lagjes Dardania në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Sipas Ujësjellësit, dëmtimi është i madh dhe kanë kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët.