Për disa ditë rrjedhje e ujit në lagjen ‘Qëndresa’ në Prishtinë, ujësjellësi thotë se do e sanojë gjatë ditës së sotme (FOTO)

Tash e disa ditë në rrugën ‘Radika’ të lagjes ‘Qëndresa’ në Prishtinë ka rrjedhje të ujit të pijshëm.

Në disa pamje të siguruara nga KALLXO.com shihet se rrjedhja e ujit në këtë rrugë është konstante.

Një banor i kësaj zone, prapa kamerës ka deklaruar se nga ujësjellësi ‘Prishtina’ i është thënë se nuk ka shumë rrjedhje të ujit.

Derisa, zëdhënësja e Ujësjellësit, Arjeta Mjeku në një përgjigje për KALLXO.com ka thënë se ky defekt do sanohet në orët e sotme të pasdites.

“Jemi të njoftuar me rastin në fjalë dhe sipas informacioneve nga ekipet teknike operative sot pasdite do të intervenohet në sanimin e atij defekti i cili është  në listë për sanjim, diku pas orës 15:00”, ka thënë Mjeku.