Ujësjellësi tregon kur kthehet furnizimi me ujë në Fushë Kosovë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se konsumatorët e Fushë Kosovës do furnizohen me ujë pasi të mbushet rezervuari në Shkabaj nga linja e Batllavës.

Sipas tyre duhen edhe disa orë deri te mbushja optimale në mënyrë që uji të lëshohet.

“Konsumatorë të nderuar të Fushë Kosovës, aktualisht jemi duke e bërë mbushjen e rezervuarit në Shkabaj nga linja e Batllavës.Nevojiten edhe pak orë deri te mbushja optimale e rezervuarit, pastaj uji lëshohet për objektet tuaja.Niveli i rezervuarit në Shkabaj që jemi duke e furnizuar nga linja e Batllavës, do të na mundësojë që sot në orët e pasdites ta furnizojmë me ujë Fushë Kosovën aq sa na mundësojnë kushtet teknike dhe niveli në rezervuar.Në momentin që uji lëshohet, ju lusim që ta përdorni atë me kujdes të shtuar,” thuhet në njoftim.