Uji

Reshjet e shiut shkaktojnë turbullira, reduktime të ujit në disa zona të Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se lagjja “Kodra e Trimave” dhe rruga “Ahmet Krasniqi ” në lagjen “Arbëria” do të kenë sot reduktim të furnizimit me ujë nga ora 11:00-16:00.

Kjo si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, Kompania njofton se janë rritur edhe rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njëjtat në disa raste kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije.

“Si shkak i kësaj, kemi rritje të turbullirës , nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë” – thuhet në njoftim.

“Kemi punuar me ekipe profesionale teknike, në mënyrë që të mos preken për kohë të gjatë asnjë konsumator, duke realizuar alternativa të shkëlqyeshme për furnizim me ujë” – është bërë e ditur tutje në njoftimin e KRU “Prishtina”.