Kosova në zi pas vdekjes së Fadil Vokrrit

E diela në Kosovë do të jetë ditë zie pas vdekjes së Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Kështu ka njoftuar zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës duke lajmëruar që edhe flamujt shtetërorë do të vendosen në gjysmë shtizë.

Në nderim të Fadil Vokrrit, nesër ditë zie në Kosovë

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur ditën e diel, 10 qershor 2018, ditë zie në Kosovë, në nderim të Fadil Vokrrit, i cili sot ndërroi jetë.Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, me vendim të presidentit Thaçi, nesër flamujt shtetëror do të ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e Presidencës,

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës nuk i ka mbijetuar sulmit në zemër që ka pësuar në mëngjesin e sotëm.

Vokrri ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

KALLXO.com ka shkruar për jetën e Fadil Vokrrit.

https://kallxo.com/misioni-i-permbushur-i-fadil-vokrrit/