Kosova në Kërkim të Lojtarëve për Ligën Evropiane të Basketbollit

Ekipi kombëtar i basketbollit të Kosovës është duke kërkuar lojtarë të talentuar përderisa po përgatitet që të marrë pjesë për herë të parë në ligën evropiane të basketbollit.

Erolld Belegu, kryetar i Federatës Kosovare të Basketbollit, tha për BIRN se ka qenë më e rëndësishme për Kosovën që të marrë pjesë, mirëpo shtoi se “sigurisht që do të luajmë për ta fituar çdo lojë”.

“Unë ju kërkoj që të na ndihmoni neve që të identifikojmë basketbollist të cilët janë nga Kosova dhe që jetojnë dhe luajnë jashtë vendit dhe që dëshirojnë që të luajnë për ekipin kombëtar”, tha Belegu.

Ismet Ferati, basketbollist i mëparshëm i Prishtinës dhe trajner për lojtarët e rinj, tha se shanset që ekipi kosovar të kualifikohet janë minimale sepse grupi ku është duke garuar është shumë i fortë.

Sipas tij, favoritët janë Sllovenia dhe Ukraina, të cilët kanë lojtarë të njohur në ligën amerikane NBA dhe ligat evropiane.

“Por sipas mendimit tim është shumë e rëndësishme që Kosova më në fund është kualifikuar dhe  publiku nuk duhet të pres rezultate të menjëhershme”, tha Ferati për BIRN.

Ekipi i Kosovës do të luajë më Sllovenin në grupin e parë si mysafir më 31 gusht.

Kampionati Evropian i basketbollit do të mbahet vitin e ardhshëm në katër shtete, Finlandë, Turqi, Izrael dhe Rumani.