‘Konsoni’ mban fjalën për zbritjen e çmimeve

Prodhuesi kosovar i pulave “Konsoni”, Agim Sahiti ka zbritur çmimet e produkteve për nder të festave të nëntorit.

Përmes një publikimi në Facebook, firma “Konsoni” ka treguar se ka zbritur çmimet e produkteve.

“Shfrytëzoni zbritjet tona për nder të festës kombëtare! 10-30% zbritje, nga data 24 deri me 28 nëntor 2018. Ushqehu me tënden, Duaje tënden!”, thuhet në publikim.

Ai në emisionin “Jeta në Kosovë” të enjten  kishte thënë se e përkrah masën mbrojtëse prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake dhe se do t’i zbresë çmimet e produkteve.

“E kam ndërmend prej nesër me i zbritë çmimet, në formë të solidaritetit. Aksion ka me pasë. Mos të tërhiqet masa pa u arritë qëllimi sepse do të koritet me neve e me popull”, ka thënë Sahiti në emisionin Jeta në Kosovë.

https://kallxo.com/konsoni-dhe-frutomania-lirojne-cmimet-pas-takses-100/?fbclid=IwAR3Viy_z_CnhLn5SB13sH3Ku1DFak2QGcnBcMOZpHm0cmfmr6KvvyG9m7ls