Konfiskohen produkte pa afat në pastiçeri në Mitrovicë

Mbi 300 paketime të margarinës janë konfiskuar nga pastiçeria ‘Jaffa’ në Mitrovicë’

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se në vazhdën e aktiviteteve për të mbrojtur konsumatorët, inspektorët e Komunës kanë gjetur dhe konfiskuar produkte në Pastiçerinë Jaffa në Mitrovicë.

Në këtë Pastiçeri janë gjetur produkte me afat të skaduar, të cilat paraqesin rrezik për qytetarët që i konsumojnë prodhime të ndryshme në këtë pastiqeri.

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës, Hysni Ahmeti ka njoftuar se inspektorët e tij kanë konfiskuar në pastiçerinë e lartpërmendur 328 paketime prej 200 gramësh margarinë Teremyag- Ulker dhe Bizim.

“Inspekcioni komunal është i vendosur dhe i përkushtuar që në Komunën e Mitrovicës të ketë rend e rregull, të ketë respektim të ligjit dhe rregulloreve komunale, që konsumatorët të jenë të sigurt në ushqimet që i konsumojnë, që qytetarët të kenë siguri në trafik etj., andaj edhe për këtë janë ndërmarrë një sërë aksionesh që po japin rezultate. Një nga këto aksione është edhe ky për kontrollimin e cilësisë dhe afatit të produkteve që i konsumojnë qytetarët”, ka thënë Ahmeti.

Drejtori Ahmeti ka kërkuar bashkëpunim më të ngushtë të qytetarëve me inspektorët e Komunës, në mënyrë që puna e inspektorëve për të mirën dhe mbrojtjen e qytetarëve të jetë më e suksesshme dhe me efikase.

KALLXO ka kontraktuar Drejtorin e Inspeskcionit në Mitrovicë i cili ka thënë se nuk e kane ndër mend te ndalen me aktivitetet e tyre.

“ Ne jemi çdo ditë në teren, dhe nuk e kemi nder mend të lëshojmë pe”, u shpreh Ahmeti.

 

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).’’