Komuna e Hanit të Elezit Sipas Gruas së Kryetarit

Gruaja e e të parit të Hanit të Elezit, Lejla Suma, thotë se burri i saj po punon shumë për t’ua përmirësuar jetën e qytetarëve të kësaj komune.

Sipas saj, komuna e drejtuar nga bashkëshorti i saj Rufki Suma ka shtruar shumë rrugë. Por, ajo e thekson problemin me ujin e pijes. Bashkëshortja e kryetarit thotë se ai s’po arrin ta zgjidhë këtë problem sepse nuk po merr mbështetje nga Qeveria.
“Prej se është bërë Rufkiu Kryetar rrugët janë shtru me kubëza betoni, shkollat janë ndreq, dhe mendoj se hala ka me punu edhe dy vjet të tjera” thotë Lejla Suma.

Zonja Suma e pranon se gjendja financiare e familjes është më e mirë tani.

“Prej se është bërë Kryetar i Komunës nuk ka ndryshuar kurgjo, përveq që e kemi shtru oborrin me kubëza. Me pare është më mirë se e ka rrogën më të mirë se kur u kanë në TMK” thotë ajo.


Bashkëshortja e kryetarit të Hanit të Elezit thotë se shumicën e herave ai nuk shkon në shtëpi për drekë. Kjo sipas saj ndodhë për shkak se përkushtimi i burrit në punë është shumë i madh. Për drekë në shtëpi, Rufki Suma është kryesisht të shtuneve dhe të dielave.
Lejla Suma beson se për pjesën e mbetur të mandatit kryetari do të kryejë edhe punët e mbetura gjysmë.

Në vitin 2013, gruaja e Sumës ka deklaruar se burri i saj më shumë punon për popullin sesa për shtëpinë e tij.