Komisioni për AKI-në Diskutoi për Rastin Bllaca

Në takimin e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) sot ka qenë i ftuar inspektori i përgjithshëm i këtij institucioni, Shkëlzen Sopjani.

Takimi i Komisionit është mbajtur me dyer të mbyllura.

Pas takimit, nënkryetarja e dytë e Komisionit, Duda Balje, ka thënë për media se tema e debatit ishte auditimi i brendshëm financiar i AKI-së për vitin paraprak.

“Sot kemi biseduar për çështjen e auditimit. Auditimi brenda Agjencisë duhet me u kry deri në muajin maj, me përgatitë për rishikimin e buxhetit. Kjo ka qenë çështja më e fokusuar”, tha Duda Balje.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës tha po ashtu se gjatë takimit me inspektorin e përgjithshëm të AKI-së kanë diskutuar edhe për dëshmitarët në rastin e Nazim Bllacës.