Klinë, nëna thërret policinë, ishte kanosur e rrahur nga djali i saj

Një grua nga Klina ka deklaruar në polici se ishte kanosur dhe rrahur nga djali i saj.

Sipas policisë, viktima derisa ishte duke u intervistuar për një rast tjetër, ka deklaruar se djali i saj e kishte kanosur dhe e kishte rrahur atë.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.