Klinë, arrestohet burri për dhunë ndaj bashkëshortes

Është arrestuar një mashkull në Klinë për shkak se dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes e cila sipas raportit policor ka pësuar disa lëndime trupore.

Tutje në raport thuhet se viktima është dërguar për tretman në spitalin e Pejës dhe i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45.