Fadil Millaku, rektor i Universitetit të Pejës "Haxhi Zeka". Foto: Kallxo.com

Këshilli Drejtues Zgjedh Rektorin e Universitetit të Pejës

Lajmin e ka konfirmuar vetë Universiteti i Pejës në faqen e vet zyrtare në internet.

Përveç Fadil Millakut, për këtë pozitë kanë konkurruar edhe Armand Krasniqi e Afrim Selimaj.

Mandati i ri i Millakut në krye të universitetit do të jetë katërvjeçar.

Prof. Dr. Fadil Millaku, studimet e rregullta i përfundoi në Fakultetin e FSHMN-së në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i Biologjisë. Studimet posdiplomike i përfundoi në Universitetin e Zagrebit, ndërsa ato të doktoratës i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i Biologjisë.

Ai ka një karrierë të gjatë në Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë, që nga viti 1984. Gjatë këtyre viteve karriere profesionale mbi 30 vjeçare në Universitetin e Prishtinës, Millaku ka të publikuara mbi 40 publikime shkencore në revistat e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai gjithashtu ka qenë Shef i Departamentit të Biologjisë në FSHMN – Universitetin e Prishtinës, Anëtar i Këshillit Drejtues në Universitetin „Haxhi Zeka“ në Pejë, Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë në Universitetin „Haxhi Zeka“ në Pejë, ushtrues i detyrës së Rektorit në Universitetin „Haxhi Zeka“ në Pejë, dhe në kohën e fundit ishte Rektor në këtë Universitet.

Tre Kandidatët Shpalosin Programet për Rektor të Universitetit të Pejës