Fadil Millaku, rektor i Universitetit të Pejës "Haxhi Zeka". Foto: Kallxo.com

Rektori i Universitetit të Pejës, deklaroi mbi 300 mijë euro pasuri

Rektori i Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, Fadil Millaku posedon rreth 300 mijë euro pasuri.

Millaku ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion se posedon rreth 280 mijë euro pasuri të paluajtshme, që përfshijnë shtëpi, truall, toka dhe shtëpi në ndërtim.

Millaku po ashtu ka deklaruar se si pasuri të luajtshme ka një veturë në vlerë 5,000 eurove.

Rektori i Pejës po ashtu ka bërë të ditur se posedon në bankë 3,445 euro para të gatshme, ndërsa bashkëshortja e tij posedon 20,045 euro para cash.

Si të hyrja vjetore familja Millaku ka mbi 57,000 euro. Nga të hyrat e tij, bashkëshortes dhe fëmijëve e nga puna jashtë orarit ai brenda vitit ka të hyra prej 57,514.63 euro.

.