Dragan Jabllanoviq, kryetar i Leposaviqit

Kërkohet Shkarkimi i Kryetarit të Leposaviqit

RTV “Mir” raporton se Kuvendi Komunal i Leposaviqit në mbledhjen e tij të tetë të rregullt miratoi kërkesën për shkarkimin e kryetarit të kësaj komune Dragan Jabllanoviq.

Kërkesa e kuvendit komunal sipas RTV “Mir” do t’i dorëzohet Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në Prishtinë.

“Kuvendi Komunal i Leposaviqit kërkon  nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal që të ndërmarrë të gjitha masat e parapara me ligj dhe të fillojë procedurën e shkarkimit të kryetarit të Leposaviqit,” thuhet në kërkesë.

Kuvendi komunal përmend si arsye për shkarkim atë që e tha kryetari i tij Zoran Todiq se Jabllanoviq me paramendim shkel ligjin dhe nuk respekton vendimet e Kuvendit Komunal si pushtet legjislativ.

Kryetari Dragan Jabllanoviq nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e Kuvendit, derisa këtë mbledhje sipas RTV “Mir” e lëshuan nënkryetari Mirosllav Ivanoviq dhe asamblistët Sllaxhana Radoviq, Tatjana Kostiq, Branko Bojoviq dhe Aleksandar Jovanoviq.

Pas kësaj kryesuesi i kuvendit komunal propozoi që në rend të ditës të vendoset shqyrtimi i kërkesës për shkarkim të kryetarit.

Për miratimin e kësaj kërkese votuan 11 nga 12 këshilltarët e pranishëm komunalë.

Të mërkurën përfaqësuesit e serbëve të veriut në një komunikatë deklaruan se kryetari i Leposaviqit Dragan Jabllanoviq për ta nuk ekziston më si person politik, ngase sipas tyre ai nuk dëshiron të ngrijë raportet me KFOR-in, pas përurimit të një ure në të cilën KFOR-i në veri ftoi edhe Kryeministrin Mustafa.

Këtë komunikatë me të cilën njoftohej izolimi i Kryetarit të Leposaviqit ishte nënshkruar mes tjerësh edhe nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Zoran Todiq, por edhe nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Lubomir Mariq.

Pikërisht, ministrisë që drejtohet nga Mariqi i është dërguar kërkesa për shkarkimin e Jabllanoviqit.

http://kallxo.com/perfaqesuesit-e-serbeve-izolojne-kryetarin-e-leposaviqit/

Kur përuroi urën që lidh Leposaviqin me Zveçanin më 2 dhjetor, Kryeministri Mustafa mohoi se është vonuar në këtë aktivitet, edhe pse policia e Kosovës në raportin e saj të përditshëm njoftoi se Mustafës i ishte bllokuar rruga në fshatin Rudar i Madh të Zveçanit.

http://kallxo.com/mustafa-nuk-u-vonova-ne-perurimin-e-ures/