Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit | Foto: KALLXO.com

Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme, Kryesia e Kuvendit mblidhet në ora 11:00

Zyra për Media e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se Kryesia e Kuvendit sot do të mbajë mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare.

Mbledhja do të fillojë në ora 11:00 dhe pikë e rendit të ditës do të jetë kërkesa e 44 deputetëve të Vetëvendosjes, LDK-së dhe Alternativës për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme.

Kjo seancë ka të bëj me vonimin e anëtarëve të KQZ-së si dhe vendimet e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.

Ndryshe, edhe gjatë ditës së djeshme Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë.