Kërcënon Babanë me Thikë

Në Prishtinë është arrestuar një person nën dyshimin se kërcënoi me thikë babanë dhe anëtarët tjerë të familjes.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.

Një rast tjetër i dhunës në familje, sipas policisë, ka ndodhur edhe në Fushë-Kosovë kur një person ka rrahur gruan e tij.

I dyshuari për rrahje është arrestuar, ndërsa gruaja e tij ka pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit pas intervistimit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka raportuar edhe për raste tjera të dhunës në familje.