Festa e Muzikës | Foto: KALLXO.com

Këngë në Prishtinë në Ditën e Muzikës

Fëmijë me këngë e vallëzim hapën këtë festë në Ditën Ndërkombëtare të Muzikës.

Drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës Saranda Bogujevci tha se bashkëpunimi po rritet çdo vit dhe festivali po zgjerohet.

“Ky është viti i  tretë dhe secilën herë po rritet bashkëpunimi, do të thotë këtë vit  jemi së bashku me Ambasadën Franceze, Aleancën Franceze, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Culture for All”, tha Bogujevci.

Ajo tregoi se gjatë ditës pritet që të ketë performanca të ndryshme në kuadër të kësaj feste.

“Kemi performancë të fëmijëve është kori i fëmijëve gjithashtu e kemi dramën “Pjetri dhe Ujku” në përformancë me filarmoninë e Kosovës e shumë pika të tjera deri në orën 00:00”, tha Bogujevci.

Ndërkaq Arta Prebreza e cila  së bashku me disa vajza tjera kënduan disa këngë në gjuhën frënge, tha se pavarësisht numrit të vogël të publikut, ajo së bashku me shoqet e saj e kanë shijuar performancen e tyre.

“Gjithë atë punë që e kemi bërë, mendoj që është dashur të ketë më shumë publik, po përsëri nuk ka lidhje sepse ne jemi kënaqur shumë”, tha ajo.

Prebreza deklaroi që ky organizim nuk është marrë shumë seriozisht nga qytetarët.

“Performanca jonë ka mund me qenë më e mirë, mirëpo mungesa e publikut e ka bërë të veten, nuk është marrë shumë seriozisht dhe jo vetëm nga ne por edhe nga publiku”, tha ajo për Kallxo.com.

Në kuadër të “Festes së Muzikës” sot gjatë gjithë ditës do të ketë aktivitete të ndryshme deri në orën 00:00 pas mesnatës.

http://kallxo.com/14-oret-e-muzikes-ne-sheshin-e-prishtines/