FOTO ILUSTRIM

Katër të arrestuar për vjedhje në Mitrovicë

Katër persona të dyshuar për përfshirje në tri raste të ndryshme të vjedhjeve  janë arrestuar nga policia e Mitrovicës së Jugut.

Ndërmjet datave 24 dhe 25 nëntor 2018, janë identifikuar dhe kanë arrestuar katër persona të dyshuar F. B. ​20 vjeçar​, J. B. ​17 vjeçar, L. H. ​18 vjeçar​ , M. D.​17 vjeçar.

Ndërsa sipas policisë, në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë sekuestruar: një biçikletë, një sonny play, dy dirigjues sony, një zmadhues zëri, një adapter, veshmbathje, disa palë këpucë dhe një shufër metalike

Gjërat e sekuestruara pas procedurave të nevojshme, u janë kthyer pronarëve legjitimë.

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit, të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.