Foto: Ilustrim

Katër të Arrestuar në Vërmicë për Drogë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 4 persona në pikën kufitare të Vërmicës pasi që në veturën më të cilën ata udhëtoni është gjetur një sasi e vogël e marihuanës.

“Janë arrestuar katër të dyshuar, shtetas të Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 1.87 gram”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti ka ndodhur dje.

Policia sqaron se me vendimin e prokurorit vetëm njëri është ndalur në mbajtje.

“Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, shton komunikata e Policisë.