Ilustrim

FOTO: 4 të arrestuar për drogë në Mitrovicë

Katër persona janë arrestuar sonte në Mitrovicë për narkotikë.

Burime të KALLXO.com thonë se arrestimi ka ndodhur në një lokal në rr. “Mbretëresha Teutë“.

Policia e Anti-Drogës e Veriut ka konfiskuar në këtë aksion të zhvilluar në Jug të qytetit drogë në sasi të vogla, të përgatitura për shitje.

Droga dyshohet të jetë marihuanë.

Po ashtu, si dëshmi janë konfiskuar edhe 75 euro.

Objekti ku është kryer aksioni gjendet afër shkollës fillore.

KALLXO.com merr vesh se tre prej të dyshuarve janë ndaluar, kurse i katërti, i mitur, është liruar në procedurë të rregullt.

Sipas burimeve të KALLXO.com, dy prej të arrestuarve kanë edhe raste të tjera me narkotikë.